
"Nëse nuk paguajnë..."/ Dybala "zhyt" Juventus, pritet padi për klubin, çfarë rrezikon
Te Juventus, divorci me Paulo Dybala rrezikon të bëhet shumë i shtrenjtë.
Sipas seancës në prokurori të avokatit Luca Ferrari, në kuadër të hetimit “Prisma” të raportuar nga “Repubblica”, Dybala në fakt mund të padisë klubin bardhezi duke kërkuar rreth 54 milionë euro dëmshpërblim.
Shifra në fjalë do të ishte diferenca mes asaj që duhet të kishte fituar lojtari me mosrinovimin me Juvnetusin dhe kontratës së nënshkruar më pas me Romën, plus rimbursimin për pagat e muajve që nuk janë marrë ende në lidhje me atë që quhet “manovra e dytë e pagave”.
“Nëse Juventusi nuk i paguan pagat e prapambetura të Dybala-s deri në prill, do të ketë një skenar të ri shumë shpejt. Gjëja e fundit që Paulo do të donte të bënte është të padisë Juventusin, sepse do ta vendoste atë në mes të një stuhie mediatike, por ai nuk dëshiron të heqë dorë nga pagava të prapambetura”, thotë avokati i argjentinasit.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Euro bie në minimumin historik/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?

Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës
Aktualitet




