Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Nëse nuk e zgjedh, vajza më vret!"/ Luis Enrique zbulon lojtarin e besuar te Spanja, është... dhëndri i tij

"Nëse nuk e zgjedh, vajza më vret!"/ Luis Enrique zbulon

Luis Enrique zbulon duke buzëqeshur se kush është njeriu i tij i besuar në fushë në kombëtaren spanjolle. Trajneri ka pranuar se është Ferran Torres. Arsyeja? Lojtari është i dashuri i vajzës së trajnerit, Sira Martinez. Duke folur në Twitch përpara ndeshjes me Kosta Rikën, Enrique u pyet se cili lojtar në ekip ishte njeriu më i afërt me të. Trajneri i Spanjës nuk kishte dyshime dhe menjëherë zgjodhi Ferran Torres: "Shumë e lehtë: zotin Ferran Torres. Përndryshe, vajza ime do të vijë të më kërkojë dhe do të më presë kokën".

Enrique më pas këmbënguli se ka një marrëdhënie të shëndetshme dhe normale me Torresin dhe se nuk i bën presion, pavarësisht se sulmuesi del me Sirën: “Aspak, asnjë presion. Mendoj se unë dhe ai dimë të dallojmë kur jemi familje dhe kur jemi trajner dhe lojtar. Mendoj se duhet të ecim përpara natyrshëm, vetëm kaq dhe po shkojmë mirë”.

Torres ka folur me dashuri për Enrique në të kaluarën dhe ka thënë se ish-trajneri i Barcelonës është si një baba për të: “Unë vetëm mund ta falënderoj atë. E konsideroj si babain tim. Që kur jam bashkuar me kombëtaren ai më ka pritur në mënyrë spektakolare, më ka dhënë gjithë besimin e tij. Kjo është ajo që do të dëshironte çdo lojtar”. Ferran Torres dhe Sira Martinez njoftuan zyrtarisht lidhjen e tyre në fillim të këtij viti, pasi spanjolli përfundoi transferimin e tij nga Manchester City te Barcelona.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore