Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nervozohet Ronaldo, refuzon foton me fansen (VIDEO)

Nervozohet Ronaldo, refuzon foton me fansen (VIDEO)

Në ndeshjen Manchester United-Sheriff Tiraspol, e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Europa League, është e destinuar të ruajë një vend të rëndësishëm në histori, për golin e parë të shënuar nga Cristiano Ronaldo në karrierën e tij në Europa League, një turne në të cilin Ronaldo kishte luajtur vetëm dy ndeshje me Sporting Lisbon në vitin 2002.

Goli nuk mjaftoi për ta bërë sërish të buzëqeshë Ronaldon, i errësuar nga mungesa e lamtumirës nga klubi anglez. Kështu në pjesën e parë Ronaldo ishte protagonist i një gjesti jodashamirës ndaj një tifozeje që kishte tentuar t'i afrohej teksa arriti në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë. Me celularin në dorë, vajza u përpoq t'i kërkonte Cristiano-s një selfie, por ai e largoi me një gjest emblematik.Një shoqërues i United më pas e bindi tifozen të hiqte dorë nga ëndrra e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore