Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në stadium”, arbitri 25-vjeçar: Tifozët shajnë... (FOTO)

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

Gjyqtari i futbollit është një profesion që nuk ndiqet nga shumë të rinj në Shqipëri. Arbitri është ai që merr gjithmonë të sharat nga të dy tifozeritë, lojtarët e trajnerët dalin të pakënaqur.

Të rinjtë që aspirojnë rrugën e vështirë të gjykimit nuk janë të shumtë. Rasti i Noris Kozmajt është i veçantë. 25-vjeçari ka zgjedhur këtë rrugë, pasi la futbollin.

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

Ai e ka nisur nga amatorët, ndërsa tani ka arritur deri në Kategorinë e Dytë. Kozmaj shpreson të gjykojë në Kategorinë e Parë. Pavarësisht se është i ri ka rreth 100 ndeshje zyrtare.  

I ftuar sot në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, Kozmaj tha se e ka nisur duke luajtur futboll në fillim dhe më pas mori rrugë tjetër.

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

“E kam nisur si futbollist. Vij nga një familje sportistësh dhe prandaj nisa sportin Dëmtimet e shumta më larguan nga futbolli, e si pasojë zgjodha arbitrimin.  Më ka qëlluar të arbirtroj shokun tim të ngushtë, por puna është punë e shoqëria është shoqëri”, tha ai.

I pyetur se çfarë mendon për sharjet që bëjnë tifozët ndaj arbitrave, ai tha se në fillim e bezdisshin, por tani është mësuar.

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

“Tifozët e kanë problemin me gjyqtarin, më pas me skuadrën e tyre dhe pastaj me kundërshtarët. Në Shkodër kemi shprehjen “ai që shan, shan veten”. Ka qenë e bezdishme, nënën e motrën e kemi gjithmonë në stadium.  Mendoj se vit pas viti, tifozët kanë nisur të ndërgjegjësohen”, tha ai duke qeshur.

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

“Nënën e motrën e kemi gjithmonë në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore