Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Në nder të Mbretëreshës/ Rifillon Premier League, por me ndryshime, ja 3 rregulla për t’u ndjekur nga klubet

Në nder të Mbretëreshës/ Rifillon Premier League, por me

Britania e Madhe ende gjendet në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetha II.

Një ngjarje e cila ka prekur edhe botën e futbollit teksa sfidat e fundjavës së kaluar në Premier League u shtynë të gjitha.

Në këtë javë, sërish kalendari nuk do të realizohet plotësisht pasi sfidat Brighton-Crystal Palace, Manchester United-Leeds dhe Chelsea-Liverpool nuk do të zhvillohen për shkak të angazhimit të forcave të rendit në funeralin e Mbretëreshës. Nga ana tjetër, klubet e Premier League të cilat do të zbresin në fushë do të ndjekin edhe një protokoll të caktuar nga Federata.

Kështu, himni kombëtar do të luhet në fillimin e çdo ndeshje, ndërsa në minutën e 70-të, publiku do të ftohet të duartrokasë për Mbretëreshën, pikërisht në nder të 70-viteve të kaluara në fron. Ndërkaq, një tjetër aspekt lidhet edhe me veshjen e trajnerëve të skuadrave. Edhe pse nuk do të jetë me detyrim, secili prej tyre është njoftuar për t’u paraqitur në ndeshje i veshur me kostum për të respektuar deri në detaj homazhin për Mbretëreshën Elizabeth II./ Supersport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore