Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Në gjurmët e babait/ Debuton në futbollin profesionist djali i David Beckham (FOTO)

Në gjurmët e babait/ Debuton në futbollin profesionist djali i

Me Brooklyn Beckham duke bërë më shumë hapa në karrierën e tij të modelimit, Romeo filloi të ndiqte gjurmët e babait të tij gjatë fundjavës duke bërë debutimin e tij profesional në futboll për ekipin Fort Lauderdale.

Fort Lauderdale, i lidhur me Inter Miami, gjithashtu kishte në ekip djalin e Phil Neville, Harvey duke luajtur së bashku me Beckham-in e ri në mesfushë.

Beckham u bashkua vetëm kohët e fundit me klubin dhe veshi fanellen me numrin 11. Duke luajtur 79 minuta, Beckham më pas u largua nga fusha pa shënuar apo asistuar në barazimin 2-2 me South Georgia Tormenta.

"I bekuar që kam bërë debutimin tim profesional sonte," shkroi 19-vjeçari Beckham në Instagram pas lojës. "Përqëndrim i plotë në ndeshjen e ardhshme."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore