Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndryshime pas Botërorit! Ja si paraqitet renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton pozicione

Ndryshime pas Botërorit! Ja si paraqitet renditja e FIFA-s, Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit.

Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi, në bazë të pikëve në vendin e parë vijon të jetë Brazili. Për Argjentinën është vetëm vendi i dutë, teksa më pas vijnë Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia.

Duket se qëndrimi jashtë Botërorit ka penalizuar më shumë Italinë, e cila gjendet në vendin e tetë, duke humbur plot dy pozicione. Hap i madh për Marokun, surprisën e Katarit, që nga vendi i 22 kalon në atë të 11.

Sa i përket Kombëtares shqiptare, Shqipëria qëndron në vendin e 66, me kuqezinjtë që kanë 1353.03 pikë në klasifikim dhe fitojnë një vend pasi më herët mbanin vendin e 67.

Nga ana tjetër, Kosova mban vendin e 107 në botë, teksa ka përmirësuar rekordin e mëparshëm me dy pozicione. Renditja më e mirë e Dardanëve ka qenë në vendin e 109.

Renditja e FIFA, përditësimi i ri në 6 prill 2023:

1. Brazil
2. Argjentinë
3. Francë
4. Belgjikë
5. Angli
6. Holandë
7. Kroaci
8. Itali
9. Portugali
10. Spanjë
11. Marok
12. Zvicër
13. Shtetet e Bashkuara
14. Gjermani
15. Meksikë
16. Uruguai
17 Kolumbi
18. Danimarkë
19. Senegal
20. Japoni

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore