Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ëndrra europiane mbetet në sirtar/ Skuadrat u eliminuan njëra pas tjetrës, ja çfarë rrezikon Shqipëria në renditjen e UEFA-s

Ëndrra europiane mbetet në sirtar/ Skuadrat u eliminuan njëra pas

Teksa këtë sezon kishte shpresa të larta për kualifikimin e ekipeve shqiptare të futbollit në kompeticionet evropiane, si Liga e Kampioneve apo më shumë Liga e Konferencave, ato u shuan shpejt.

Njëri pas tjetrit, skuadrat e superiores panë teksa ëndrra europiane venitej, duke ngritur dhe një alarm. Vetëm 2 fitore 1-0 minimale u arritën nga Partizani dhe Laçi, nga 12 ndeshje në total që zhvilluan ekipet tona vajtje-ardhje. Ekipet tona shënuan vetëm 7 gola, kundrejt 16 të pësuar. E thënë ndryshe, skuadrat shqiptare nuk rritën koeficientin e tyre në renditjen e UEFA, ndërsa kampionati shqiptar është në vendin e 48-të nga 55 vende pjesëmarrëse.

Me këto rezultate, kamipnati jonë rrezikon të zbresë me 3 vende në renditjen e UEFA-s, dhe në këtë rast  nga 4 skuadra që marrin pjesë në Kupat e Evropës, do të luanin 3, kampionia, nënkampionia dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë.

Do të ishte një humbje e madhe për futbollin shqiptar, teksa një leksion duhet ta marrin nga Maqedonia e  Veriut dhe Kosova, me Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Ballkanin që ndodhen në turin e tretë të Conference League.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore