Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndodh për herë të parë në histori, një femër do të luajë futboll për ekipin e meshkujve

Ndodh për herë të parë në histori, një femër

Futbollistja Yuki Nagasato, kampione bote në vitin 2011 me Japoninë dhe medalje e argjedntë në Lojërat Olimpike 2012 të Londrës, do të luajë për ekipin e meshkujve Hayabusa Eleven, pas një huazimi historic për të hapur rrugën për krijimin e federatës së ekipeve me gjini të përziera.

Nagasato, 33 vjeç, ka luajtur për ekipin amerikan Chicago Red Stars në Ligën e grave në vitin 2017. Sulmuesja u huazua në ekipin e meshkujve në divizionin e dytë të ligës në prefekturën Kangawa, në jug të Tokios.

Ajo do të luajë deri në vitin 2021, sipas detajeve të dhëna këtë të enjte nga ekipi i saj.

“Ju lutem mbështesni sfidën historike të Nagasatos për të përzierë femrat me ekipet e meshkujve,” shkruan në rrjetet sociale ekipi i Hayabusa Eleven.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore