Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndodh edhe kjo në Katar/ Yllin e Gjermanisë nuk e lënë të puthë të fejuarën e tij (FOTO)

Ndodh edhe kjo në Katar/ Yllin e Gjermanisë nuk e lënë

Një episod i veçantë në përfundimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë në Katar 2022. Forcat e sigurisë nuk lejonin yllin e Gjermanisë, Leroi Sane, që të takonte bashkëshorten e tij.

Forcat e sigurisë në stadium ndaluan lojtarin që të afrohej te tribuna ku ishte partnerja e tij, Kendis Bruk, mes protestave të futbollistit. Ishin vetë zyrtarët e FIFA-s ata të cilët e udhëzuan një veprim të tillë, edhe pse lojtari u shfaq shumë i inatosur në protestat e tij.

Ndërhyrja e një zyrtari të Federatës Gjermane bëri që Sane të lejohej t’i afrohej tribunës ku ai arriti vetëm të puthte të dashurën e tij, të bisedonte me të për rreth 30 sekonda dhe pastaj të largohej drejt dhomave të zhveshjes i shoqëruar nga forcat e sigurisë së stadiumit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore