Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndodh çudia në Spanjë/ Arbitri harron sa minuta shtesë ka dhënë në ndeshjen Sevilla-Granada

Ndodh çudia në Spanjë/ Arbitri harron sa minuta shtesë ka

Sevilla vazhdon të ëndërrojë titullin dhe e bën këtë duke mundur sot me rezultatin 2-1 Granada.

Skuadra e drejtuar nga Lopetegui kaloi në avantazh me Rakitic në minutën e 16 dhe më pas në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin Ocampos.

Soldado rihapi gjithçka falë edhe ndihmës së VAR (penallti) teksa në fund ndodhi e pabesueshmja..

Arbitri kishte dhënë 4 minuta shtesë por në mënyrë krejt të çuditshme në minutën e 93-të të ndeshjes i ra tri herë bilbilit duke akorduar fundin e ndeshjes.

Mes habisë së stolit të Granada por sidomos futbollistëve, të gjithë u futën në dhomat e zhveshjes dhe madje disa ndërruan fanellën…

E teksa i katërti lajmëroi kryesorin, ky i fundit riktheu lojtarët në fushën e blertë dhe ndeshja rifilloi dhe u luajt edhe 1 minutë tjetër.

Skuadra e Sevillas shkon 70 pikë dhe tashmë është në garë të plotë për të fituar La Liga, edhe pse është skuadra më e shkëputur mes katër të parave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore