Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndeshja me Izraelin/ Si do të rreshtohen lojtarët kuqezi sot në mbrëmje

Ndeshja me Izraelin/ Si do të rreshtohen lojtarët kuqezi sot në

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje, ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme pas asaj me Poloninë në kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në Izrael, për të shkuar shumë afër vendit të parë në grupin e Ligës së Kombeve.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa stadiumi do të jetë i mbushur në mbrëmje pasi ka interes të madh për të ndjekur ndeshjen nga tifozët vendës. Ndërkohë, kuqezinjtë do të shpërblehen me një premio prej 10 mijë eurosh për çdo lojtar në rast fitoreje.

TITULLARËT – Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme. Ndërkohë, sa u përket titullarëve, Reja ka provuar që ta nisë me këtë formacion:

Në portë do të luajë Tomas Strakosha, që ka fituar duelin me Berishën. Në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Veseli, ndërkohë në krahë, djathtas Balliu dhe majtas Hysaj.

Përpara tyre pritet të rreshtohen Gjasula, Abrashi dhe Laçi, megjithatë një dyshim është që në vendin e tij mund ta nisë edhe Kristjan Asllani. Ndërsa në rolin e tij prej fantazisti është Nedim Bajrami, që do të mbështesë dy sulmuesit, Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

SHANSET – Dy ndeshjet e mbetura të Kombëtares shqiptare ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve kanë një rëndësi shumë të madhe. Nëse do të arrihej vendi i parë në grup, shumë gjëra do të thjeshtoheshin për Shqipërinë.

Përveç ngjitjes në një ligë më lart në turneun e radhës të Ligës së Kombeve, ku përballja do të ishte me kombëtare gjigante (më shumë të ardhura nga marketingu), Shqipëria mund të marrë benefite shumë të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit në Europianin e 2024-s, që do të mbahet në Gjermani.

VAZO DHE “PLAY OFF” – Gjithmonë nëse flasim për vendin e parë në grupin ku ndodhemi, shanset janë të mëdha që në shortin e Europianit, i cili do të hidhet në Frankfurt, të vendosemi në Vazon e dytë dhe jo të tretë, sepse ndarja e Vazove bëhet sipas renditjes që ekipet mbajnë në Ligën e Kombeve.

Kjo përkthehet: një grup më i lehtë në kualifikueset e Europianit. Ndërkohë, përfitimi tjetër lidhet me “play off”-in e këtij Europiani. Nga kualifikueset dalin direkt 20 kombëtare, plus një që është Gjermania si vend organizator, mbeten dhe 3 ekipe të tjera që do të presin një biletë për në “EURO 2024”.

Por si? Liga e Kombeve ka katër liga: A, B, C, D, por parasysh nga UEFA do të merren vetëm tri të parat. Çdo ligë ka nga 4 grupe me 4 skuadra secila. Skema e “play off”-it është kjo:

Katër vendet e para të çdo grupi do të përballen me njëra-tjetrën brenda ligës ku ajo është pjesë, me dy ndeshje vajtje-ardhje me eliminim dhe pastaj një finale teke.

Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe 4 vendet e para të Ligës A apo C, po ashtu të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Shqipëria në Ligën B nëse fiton grupin. Kështu, çdo ligë do të nxjerrë fituesen e grupit që do të shkojë në “play off”-in e “EURO 2024”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore