Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndeshja me Bjellorusinë/ Reja flet për situatën në ekip: Është si një finale

Ndeshja me Bjellorusinë/ Reja flet për situatën në ekip:

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, gjatë konferencës për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërmeë ndaj Bjellorusisë. Tëkniku i kuqezinjve shprehet se sulmi për nesër nuk ndryshon, kështu Manaj dhe Cikalleshi do jenë në vijën e parë, ndërsa shtoi se gjendja e fushës nuk do të ndikojë pasi do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat.

"Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm. Gabimet që kemi bërë i kemi analizuar. Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale. Në çdo ndeshje, kemi qenë të detyruar të ndryshojmë skuadrën dhe formacionin. Pavarësisht kësaj, kemi krijuar një koncept për lojën tonë. Nuk kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Kishim mundësi të fitonim ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë për kjo nuk ndodhi. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë. Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme", deklaroi trajneri i kuqezinjve.

Ndërsa shprehet se presioni për këtë ndeshje është i lartë dhe se nuk mungon tensioni. "Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta", shprehet italiani.

Më tej ai thekson se "e rëndësishme është që të mos humbasim ekulibrin. Është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira".

"Sulmi? Kur bëj listën marr pesë sulmues. Balaj mund të jetë alternativë, ndaj Bjellorusisë besoj se do jetë sulm i njëjtë. Njëri sulmues të sulmojë portën dhe tjetri të tërhiqet. Kur luan me dy sulmues nuk duhet të hidhesh në aventurë. Kur je në presion dhe nuk shënon duhet të luajmë nga ajri dhe nuk mund të jetë Balaj dhe Cikalleshi që kanë cilësi të njëjta. Në bazë të karakteristikave vendosim lojtarët që duhen. Nuk është se lojtarët thonë me kë duhet apo nuk duhet të luajnë, është trajneri ai që vendos”.

Çalojmë në mesfushë? “Mesfusha është boshti i lojës sepse aty vendoset gjithçka, është filtri për të ndërtuar dhe mbrojtur. Kemi pasur shumë ndryshime dhe është e qartë që kemi lojtarë të mirë si Abrashi dhe Bare që mungojnë. Lojtarët që kemi në ndeshjet e fundit kanë bërë mirë, fitojnë eksperiencë sepse luajnë në kombëtare edhe pse kanë luajtur për herë të parë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen”.

Armando Broja? “Nuk është stërvitur gjatë gjithë javës plotësisht. Gjasula? Do jetë mjeku ai që do vendosë. Nesër në mëngjes vendosim se cili luan, nëse është mirë do luaj, nëse jo do duhet të bëjmë pa të”.

Keni kërkuar të ndërrohet stadiumi? “Kur caktohen datat nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë që të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit, e di që është punuar për ta kthyer në gjendje të mirë. Fusha është e njëjtë dhe kush do jetë më i zoti do fitojë”.

Goli i Berishës? “Gjuajtja ishte e mirë dhe pak poshtë shtyllës. Kur portierët gabojnë marrin kritika dhe duhet t’i bëjnë ballë. Kemi një lojtar me karakter të fortë si Berisha dhe gabimet ndodhin, nuk duhet komentuar 100 herë. 80 përqind i merr lojtari që bëri goditjen perfekte, topi mori një trajektore të çuditshme, gjuajtje perfekte”.

Rezultati me Bjellorusinë përcakton të ardhmen tuaj me kuqezinjtë? “Kur trajnon ndodhin këto gjëra. Kur të mbarojmë edicionin do vendosim dhe nuk më takon mua. Federata do të nxjerrë konkluzionin dhe një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për një sezon të tërë”, u shpreh Reja. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore