Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndeshja me Bjellorusinë/ Gjasula alarmon Rejan, ja problemet te kuqezinjtë

Ndeshja me Bjellorusinë/ Gjasula alarmon Rejan, ja problemet te

Klaus Gjasula alarmon trajnerin Edi Reja vetëm pak orë përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Bjellorusisë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë një goditje në fundin e sfidës me Kazakistanin dhe ka ndier dhimbje në shpatull.

Në stafin kuqezi kanë rënë kambanat e alarmit dhe do të bëjnë gjithçka që mesfushori të rikuperohet në kohë sepse për ndeshjen e fundit në grupe do të mungojë Amir Abrashi për shkak të kartonëve të verdhë.

Ekipi ka zhvilluar një stërvitje të lehtë për titullarët me seanca rikuperimi, ndërsa ata që nuk luajtën kanë marrë ngarkesë më të lartë fizike. Klaus Gjasula duhet të shtrëngojë dhëmbët për ta luajtur këtë ndeshje kundër Bjellorusisë, edhe pse nuk do të jetë në 100 përqind të formës së tij fizike. Në ndeshjet e fundit, Gjasula ka qenë një nga lojtarët më të dalluar për aspektin taktik dhe për forcën që sjell në mesfushë.

Nëse ai nuk ia del, atëherë do të bëhet gati Ylber Ramadani. Lajmi i mirë për ndeshjen kundër Bjellorusisë është rikthimi i Qazim Laçit, i cili është rikthyer i gatshëm pasi shleu dënimin prej kartonëve. Shqetësime ka shfaqur edhe Ramen Çepele, i cili po trajtohet me stafin mjekësor, por nuk dihet nëse do të rikuperohet për sfidën. Prezenca e tij është shumë e rëndësishme sepse Edi Reja e ka të vetmin mbrojtës natyral në stolin e rezervave.

Në ndeshjen më vendimtare të Ligës së Kombeve, trajneri Edi Reja nuk ka ndërmend që të bëjë shumë eksperimente. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Kjo është një nga duelet më të rëndësishme mes tyre dhe do të shërbejë gjithashtu për të prishur bilancin e ekuilibruar që ekziston mes tyre. Në 6 ndeshjet e luajtura deri tani, Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore