Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ëndërr që mund të bëhet realitet, Inter bën gati kontratën e çmendur për Leo Messi-n

Ëndërr që mund të bëhet realitet, Inter bën gati

Inter po përgatitet t’i ofrojë një kontratë marramendëse Leo Messi-t, për ta bindur që të transferohet në Milano.

Marrëdhënia e argjentinasit me drejtuesit e klubit katalanas nuk është më e mirë dhe zikaltrit duan të përfitojnë nga pakënaqësitë e Pleshtit.

Kontrata e Leos me Barçën skadon në  verën e ardhshme dhe milanezët shpresojnë ta bindin 6 herë fituesin e Topit të Artë me një ofertë të çmendur.

Suning, në fakt, beson se operacioni është i mundur.

Sipas A Bola-s, Inter do t’i ofrojë Messi-t një kontratë 3-vjeçare me 50 milionë euro në vit.

Gjithashtu, në ditët e kaluara është zbuluar se babai dhe menaxheri i Leos, Jorge, ka blerë një shtëpi në Milano.

Ai duket se po kërkon ta shtyjë djalin që të transferohet te zikaltrit sezonin e ardhshëm

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore