Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndau në copa të dashurën dhe ua hodhi qenve/ Portieri i rikthehet futbollit, firmos me klubin...

Ndau në copa të dashurën dhe ua hodhi qenve/ Portieri i rikthehet

Një portier brazilian i dënuar se masakroi të dashurën e tij dhe ua hodhi qenve, ka gjetur një klub të ri për të vazhduar karrierën në moshën 38-vjeçare.

Bruno Fernandes de Sousa, u dënua me 22 vite burg pasi pranoi se kishte vrarë të dashurën me ndihën e personave të tjerë dhe pastaj trupin e saj ua kishte hedhur qenve për të zhdukur plotësiht provat e krimit.

E dashura e tij, aktorja dhe modelja Eliza Samudio, u zhduk kur ishte në moshën 25-vjeçare në vitin 2010, pasi ishte grabitur nga një bandë që drejtohej nga Bruno. Ajo kishte mbetur shtatzënë me futbollistin dhe kishte lindur një djalë me të, teksa i kishte kërkuar nëpërmjet gjykatës që të paguante për mbajtjen e fëmijës së vogël.

Gjykata e shpalli fajtor Brunon në marsin e vitit 2013, pasi ai pranoi se kishin torturuar për 6 ditë dhe vrarë para syve të fëmijës së vogël modelen. Banda që kishte rrëmbyer e torturuar modelen përfshinte gruan e lojtarit, një tjetër ish-të dashur të tijën dhe një kushëri adoleshent. Ky i fundit ishte i pari që pranoi krimin dhe më pas edhe vetë Bruno në gjykatë tregoi gjithçka.

Ai u dënua me 22 vite burg, por që nga viti 2019 është dënuar me shbërim paraqitje dhe ka nisur të aktivizohet përsëri në futboll. Në fillimin e kësaj jave, klubi amator Orion Futebol Clube, bëri të ditur se kishte një portier të ri mes shtyllave, duke zyrtarizuar lojtarin i cili para se të burgosej kishte një karrierë të rëndësishme me kube si Atletiko Mineiro, Korinthians dhe Flamengo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore