Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit, De Biazi e kujton: Njeri punëtor që e donte Kombëtaren tonë

Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit, De Biazi e kujton: Njeri punëtor që e

Fizioterapisti i Kombëtares, Ylli Mihali ishte pjesë e stafit teknik kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Gianni de Biazi dhe pjesë e arritjes më të madhe të Shqipërisë me kualifikimin në Europianin e 2016-s.

Ndarjen e tij para kohe nga jeta e ka përjetuar me dhimbje edhe ish-trajneri i Shqipërisë, De Biazi.

“Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga jeta e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshihte një shpirt të mirë dhe bujar, një person origjinal që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë”, shkruan ai.

“Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit per gjithçka. Prehu në paqe miku im!”, shkruan De Biazi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore