Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ndahet nga jeta futbollisti 23-vjeçar, vdekja ende mister

Ndahet nga jeta futbollisti 23-vjeçar, vdekja ende mister

Futbollisti brazilian i Ligës së Parë të futbollit në Japoni, Riuler Oliveira, është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura. Lajmi u dha nga vetë klubi i rij, Shonan Bellmare, që nuk jep asnjë detaj për këtë ngjarje të rëndë.

“Për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë”, shkruhet në komunikatën e klubi Bellmare. “Na vjen keq shumë për vdekjen e tij të papritur”. Dyshohet se vdekjen futbollistit të ri ia ka shkaktuar një arrest kardiak.

Riuler Olivera ishte pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020, pasi mbërriti në arqipelagun aziatik në vitin 2019, ku luajti në klube të ndryshme japoneze si JFC Miyazaki apo FC Osaka.

Në vendlindjen e tij, brazil, Oliveira është aktivizuar në radhët e Coritibas në vitin 2015, Athletico Paranaense në 2016 dhe Inter de Porto Alegre në 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore