Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Napoli shkatërron Lacion e Hysajt, shqiptari nuk lë gjurmë

Napoli shkatërron Lacion e Hysajt, shqiptari nuk lë gjurmë

Napoli shkatërroi 4-0 skuadrën e Lacios dhe Elseid Hysajt dhe u ngjit i vetëm në krye të Serisë A, falë humbjes së Milanit në shtëpi ndaj Sassuolos.

Napoletanët shënuan dy gola të shpejtë në dhjetë minutat e para të takimit me anë të Zielinskit dhe të Dries Mertens.

Dizavantazhi i dyfishtë trullosi skuadrën e Lacios, që pësoi edhe golin e tretë në minutën e 29-të po nga Mertens. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për vendasit.

Në të dytën, Napoli uli ritmin, ndërsa Lacio ishte e pafuqishme për të reaguar. Në të 85-ën, vendasit shënuan edhe golin e katërt me anë të Ruiz.

Në këtë takim, Hysaj u aktivizua për 90 minuta për Lacion kundër ish-skuadrës së tij, por pa mundur që të lërë gjurmë.

Napoli ngjitet në krye i vetëm me 35 pikë, tre më shumë se Milani, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Interit me 31 pikë dhe katërshja plotësohet nga Atalanta me 28 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore