
"Na e ofruan edhe ne"/ Skuadra e Champions-it e refuzon dhe tallet keq me Ronaldo-n
Drejtuesit e Eintracht Frankfurt refuzuan mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo-n dhe bënë shaka se ai i ishte ofruar çdo skuadre të Champions League.
CR7 ka qenë në kërkim të një klubi të ri që nga vera, dhe u refuzua nga Chelsea, Atletico Madrid dhe Napoli. Skuadra e Bundesliga-s, Eintracht Frankfurt, gjithashtu i tha jo Ronaldos, 37 vjeç, me drejtuesit e klubit duke lënë të kuptohet se superylli është i dëshpëruar.
Anëtari i bordit ekzekutiv Axel Hellmann tregoi se Ronaldo iu ofrua disa klubeve në të gjithë Evropën. Ai tha për DAZN: “Ai na u ofrua edhe ne”, ndërsa Philip Holzer, kryetar i bordit mbikëqyrës të klubit, shtoi: “Besoj se ai iu ofrua çdo klubi të Champions League”.
Ronaldo dëshiron të vazhdojë të luajë futboll në Champions League për aq kohë sa të jetë e mundur, por nuk duket se ka një ekip që ta dojë. Në vend të kësaj, portugezi mund të zgjedhë një ofertë fitimprurëse në Lindjen e Mesme.
Ronaldo raportohet se i është ofruar një kontratë prej dy vitesh e gjysmë me vlerë 200 milionë euro në vit me skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr.
Sportingu i Lisbonës gjithashtu ka qenë i lidhur me sulmuesin, por trajneri Ruben Amorim tani po refuzon të përfshihet në spekulime për të ardhmen e Ronaldo-s.
Në konferencën e tij për shtyp pas fitores 5-0 të Sportingut në Kupën e Portugalisë ndaj Braga-s, Amorim tha: “Ronaldo ishte në Katar, ata patën mundësinë ta pyesnin dhe nuk e bënë. Unë jam pyetur 500 herë dhe tashmë jam përgjigjur”.

Finalja e Champions League, Çalhanoglu: Do të japim shpirtin në fushë
Historia e plotë >
Gjobë e "majme" dhe ndeshje pa tifozë/ UEFA dënon Serbinë, ja arsyeja
Historia e plotë >
ARSYET/ Ja përse Leo Messi vendosi që të mos rikthehej tek Barcelona
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
