Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Murinho mesazh Juves: Interi i veçantë, por dua të drejtoj rivalët e tyre

Murinho mesazh Juves: Interi i veçantë, por dua të drejtoj

ose Mourinho prej javësh tashmë është i papunë, pas shkarkimit nga londinezët e Tottenham. Gjithsesi portugezi vazhdon të jetë aktiv në arenën e madhe të futbollit përmes deklaratave të tij, që gjithmonë krijojnë bujë dhe përbëjnë lajm.

Special One është pyetur për lidhjen e tij të ngushtë me Interin dhe ai e pohon dashurinë mes tyre, por nuk heziton të pranojë se nëse do i bënin ofertë rivalët e zikaltërve, ai do i pranonte direkt. Mund të quhet edhe një shkelje syri ndaj Juventusit, që në fund të sezonit pritet të shkarkojë Andrea Pirlon.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”, tregoi portugezi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore