Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Muçi titullar, debuton në Europë edhe Çelhaka, Legia mposhtet nga Leicesteri

Muçi titullar, debuton në Europë edhe Çelhaka, Legia

Dy shqiptarë në fushë për Legian e Varshavës përballë Leicester City-t në Europa League, sfidë që i përket Grupit C. Ernest Muçi në rolin e titullarit, ndërsa Jurgen Çelhaka (debutoi në Europë) u aktivizua në minutë e 71-të, me sfidën në njëfarë të mbyllur.

“Dhelprat” fituan 3-1, rezultat që u shënua që në pjesën e parë, falë golave të Dakas, Madisson dhe Ndidi, ndërsa për skuadrën polale shënoi për rezultatin e përkohshëm 2-1 Mlladenovic. 10 minuta para këtij finalizimi, Emreli i Legias humbi 11-metërsh.

Skuadra e Muçit dhe Çelhakës rrëshqet në vendin e fundit me 6 pikë, por nëse fiton ndaj Spartakut të Moskës (fitoi një ditë më parë me Napolin) në takimin e fundit në grup, e ka të sigurt kualifikimin.

Skuadra e Monacos, falë suksesit 2-1 ndaj Real Sociedadit, siguroi kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B, ku në sfidën tjetër PSV Eindhoveni fitoi 2-0 me Sturm Gtraz.

Një gol i shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Soares në përballjen me Fenerbahcen i dha kualifikimin Olimpiakosit si e dyta e Grupit D. Siguroi gjithashtu kualifikimit Glasgow Ranger falë fitores 2-0 me Spartën e Pragës.

Rezultatet:

Brondby – Lyon    1-3

Eintracht Frankfurt – Antwerp  1-1

Leicester – Legia   3-1

Monaco – Real Sociedad     2-1

Olympiacos Piraeus – Fenerbahce   1-0

PSV – Sturm Graz  2-0

Rangers – Sparta Prague     2-0

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore