Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mourinho e do me çdo kusht, Roma sakrifikon 3 lojtarë për Xhakën

Mourinho e do me çdo kusht, Roma sakrifikon 3 lojtarë për

Jose Mourinho e do me çdo kusht Granit Xhakën te Roma, aq sa është i gatshëm që të sakrifikojë tre lojtarë të verdhekuqëve.

Negociatat për të arritur të Granit Xhaka, 28 vjeç, mesfushor i Arsenalit dhe Zvicrës, vijojnë prej ditësh dhe pengesa e vetme që ka dalë është për çështje financiare dhe për ta kapërcyer këtë pengesë Roma po mendon shitjen e portierit Robin Olsen, të Alessandro Florenzit dhe të turkut premtues, Cengiz Under.

I pari u kthye nga huazimi te Everton, i dyti është kthyer nga PSG ndërsa i treti kthehet nga huazimi te Leicester. Roma synon nga shitja përfundimtare e tyre të paktën 30 mln euro, para që do të investoheshin menjëherë për të bindur Arsenalin që të heqë dorë nga Xhaka.

Oferta e parë prej 15 milionësh u konsiderua e pamjaftueshme, ndërsa Arsenal kërkon 25 mln.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore