Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Momente ankthi në ndeshjen Vllaznia-Tirana/ Lojtari bie me kokë në tokë, i drejtohet spitalit me urgjencë (VIDEO)

Momente ankthi në ndeshjen Vllaznia-Tirana/ Lojtari bie me kokë

Disa momente ankthi janë kaluar sot në stadiumin “Loro Boriçi” ku luhet ndeshja e vlefshme për kampionatin shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Në minutën e ’70, mesfushori i Tiranës, Isaac Gyamfi, la fushën e lojës i dëmtuar.

Ky episod i frikshëm erdhi pas një dueli në ajër, ku lojtari bardhëeblu ra keq në tokë duke dëmtuar qafën.

Pas ndërhyrjes së dy ekipeve mjekësore lojtari u transferuar me urgjencë në spital. Ndërkohë ndeshja vazhdoi të luhej më pas.

Pritet një reagim i klubit të Tiranës lidhur me gjendjen e lojtarit. 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore