Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Model “Fair Play” / Skuadra e shqiptarëve në Turqi hap portën pasi kishte shënuar me një kundërshtar të dëmtuar

Model “Fair Play” / Skuadra e shqiptarëve në Turqi hap

Konyaspor skuadra ku luajnë Cikalleshi e Çekiçi në ndeshjen e radhës në Kupën e Turqisë ndaj modestëve Vanspor ka shënuar golin e avantazhit në momentin që njëri prej lojtarëve kundërshtarë ishte dëmtuar dhe ishte i shtrirë në tokë.

Për të larë gjithçka dhe për të qenë korrekt me “Fair Play”-n moral vendasit u falën golin e barazimit miqëve të Vanspor në aksionin pasardhës, siç mund ta shikoni edhe në video e mëposhtme. Konyaspor u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Turqisë pasi arriti të fitonte me shifrat 3-1 në këtë ndeshje.

Shembulli është një leksion për klubet angleze, që në ndeshjen mes Manchester United dhe Arsenalit, miqtë nuk e respektuan aspak lojën fair-play duke realizuar një gol me David De Gea të shtrirë në tokë dhe me portën e boshatisur.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore