Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Çmimi i Andaluzisë / Fabio Quartararo lider absolut në Moto Gp, Rossi në podium

Çmimi i Andaluzisë / Fabio Quartararo lider absolut në Moto Gp,

Fabio Quartararo fiton garën e dytë radhazi në Botërorin e Moto Gp duke u shkëputur i vetëm në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Francezi i talentuar dominoi Çmimin e Madh të Andaluzisë, teksa pasi u nis nga pole-position regjistroi edhe xhiron më të shpejtë në garë ndërsa e kryesoi nga fillimi deri në fund garën e zhvilluar në pistën e Jerez de la Frontera.

Në podium bashkë me pilotin e Petronas Yamaha SRT u ngjitën edhe dy pilotët e Yamahas zyrtare, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi që bëri një garë shumë të mirë duke iu gëzuar në fund vendit të tretë.

Vendi i 4-t për japonezin Taakaki Nagami që në mungesë të Marc Marquez, mbajti lart flamurin e Hondas i ndjekur nga Joan Mir dhe Andrea Dovizioso. Vetëm vendi i 8-të për vëllain e Marc Marquez, Alex Marquez që gjithashtu garon me Repsol Hondan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore