Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Milani rrëshket ndaj Sassuolos / Kuqezinjtë humbasin në shtëpi, shans shkëputjeje për Napolin

Milani rrëshket ndaj Sassuolos / Kuqezinjtë humbasin në

Milani bëri një hap fals në përpjekjen për të mbajtur hapin e Napolit në krye të tabelës së klasifikimit të Serisë A.

Kuqezinjtë shënuan dy gola, por në fund sërish u mundën 1-3 nga ana e Sassuolos këtë të diel.

Goli i vetëm për Milanin u shënua nga Romagnoli që në minutën e 21 të takimit, por gëzimi zgjati vetëm 3 minuta, pasi në të 24-ën, Scammaca barazoi gjithçka. Dhjetë minuta më vonë, Milani shënon sërish, por në portën e vet.

Kjaer është i pafat dhe një top i devijuar prej tij brenda zonës përfundon në rrjetë. Sassuolo kalon në avantazh dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Fitoren e vulos Berardi në minutën e 66-të, duke i dhënë Milanit humbjen e dytë në këtë kampionat të Serisë A.

Nga hapi fals i Milanit mund të përfitojë për t’u shkëputur e vetme në krye të Serisë A skuadra e Napolit, që luan më vonë ndaj Lacios.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore