Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Milani mposht Lacion e Hysajt / Pikë të plota pas tre javëve

Milani mposht Lacion e Hysajt / Pikë të plota pas tre javëve

Tre fitore në po kaq ndeshje, shtatë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. “Outsider”-i Milan e kaloi edhe testin e Lacios.

“Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen ndaj skuadrës së Hysajt. Golat u shënuan nga Leao në minutën e 45 dhe Ibrahimoviç në minutën e 67. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Kessie humbi një 11-metërsh.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 9 pikëve, me pikë të plota në tre ndeshjet e para të Serisë A, po aq sa Napoli.

Fitorja është mund të shërbejë edhe për të rritur vetëbesimin e një skuadre që largimet e bujshme të Donnarumma-s dhe Calhanoglu e nxorrën jashtë luftës për titull. Dy sfidat përpara për kuqezinjtë janë edhe më të vështira. Fillimisht do të udhëtojnë në Angli për t’u përballur me Liverpulin për Champions dhe në fundjavë më pas i pret Juventusi për ndeshjen e katërt të Serisë A.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore