Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Milani  i 'çmendur' përmbyt' Juven,  Lazio hap fals ndaj Leçes

Milani  i 'çmendur' përmbyt' Juven,  Lazio

Një ndeshje e çmendur ajo mes Milanit dhe Juventus. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të lojës ku u shënuan, jo pak, por 6 gola. Në takimin e mbrëmjes të së martës ndodhi e papritura, ku më optimistët nuk e parashikon një rezultat të tillë, e madje kjo të arrihej me një përmbysje të madhe.

Milani mund me rezultatin 4-2 bardhezinjtë, por ndeshja dha dy tablo. Pas pjesës së parë që përfundon me rrjeta të paprekura, Juve e nis vrullshëm ku në minutën 47-të, Rabiot "kopjon" Messin dhe shënon një super gol duke e marrë topin nga mesi i fushës.

Kaq mjaftoi dhe kuqezinjtë pësuan një tronditje më të madhe kur goli i dytë i bardhezinjve erdhi pas gjashtë minutash nga këmbët e Kristiano Ronaldos. Juve kalon në delir, pasi po i afrohej akoma më shumë titullit kampion.

Kur dukej se gjithçka e "mbyllur" ndodh përmbysja e madhe. Milan fiton një penallti që finalizohet nga Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 62-të. Më pas vjen goli i barazimit pas 4 minutash, po falë kontributit të Ibrahimoviç i cili i jep një asist të artë Kessie, që mposht Donarumën.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli merr vendimin e fortë heq Ibrahimoviç dhe e zëvendëson me  Bonaventurën. Ky ndërrim sjell edhe golin e tretë të milanezëve me anë të portugezit Leao. Pas golit të tretë, trajneri Sarri bën tre zëvendësime njëherësh duke larguar Rabiot, Higuani dhe Pjaniç dhe fut në fushë Matuidi, Costa dhe Ramsey. Pas disa minutash, largohet Cuadrado dhe futet  Alex Sandro.

Të gjithë këto ndryshime nuk sollën ndonjë ndryshim madje kuqezinjtë e thellojnë rezultatin, duke shënuar golin e katërt me anë të Rebiç.

Ronaldo është i pafat, pasi një gol i anulohet për pozicion jashtë loje. Milan arrin fitoren e dytë pas mposhtjes së Lazios. Ndërsa ekipi lacial zhgënjeu sonte ndaj Leçes duke humbur me rezultatin 2-1. Ekipi i Strakoshës nuk arriti të përfitojë nga fakti se Mancsou i Leçes humbi një penallti.  Në pjesën e dytë kur pritej një gol i Lazios, ekipi vendas, Leçe që shënoin golin e dytë, që ngjan si ato trepikëshit e fitores në sekondat e fundit në basketboll. Kjo pasi fitorja e së martës mbrëmja i ndez atyre shpresat për mbijetesë.

Juventus nuk fiton nga hapi fals i Lazios, ndërsa diferenca mes tyre mbetet 7 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje. Sakaq Milani 'ecën' i qetë, duke shpresuar që të arrijë hapin e madh, për t'u kualifikuar për në Champions.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore