Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Milan zbret Juven nga Champions League, rossonerët mposhtin Zonjën e Vjetër 3-0

Milan zbret Juven nga Champions League, rossonerët mposhtin Zonjën e

Milani ka fituar derbin përballë Juventusit në kuadër të javës së 35-të në Serie A me rezultatin 3-0.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar që në minutën e katërt me anë të Matthijs de Ligt, por goditja e tij u bllokua.

Një shans i artë për Milanin erdhi më pas në minutën e 21-të, kur Brahim Diaz lëshoi një gjuajtje të fuqishme, por Wojciech Szczesny bëri pritje të madhe.

Rossonerët më pas e shfrytëzuan mundësin e shënimit, duke arritur të kalonin në epërsi me anë të Brahim Diaz, që shënoi në minutën e 45.

Edhe në 45 minutat e dyta nuk mungoi spektakli, pasi u humb një penallti e u shënuan edhe 2 gol të tjerë.

Fati sonte ishte në anën e Milanit, që ia arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Ante Rebic në minutën e 78-të, nga një asistim i Ismail Bennacer.

Në listën e golashënuesve u fut edhe Fikayo Tomori, që shënoi për 3-0 në minutën e  82-të me një asistim prej Hakan Calhanoglut. Pas javës së 35-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 72 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në të dytin, ndërsa Juventusi ka rënë në të pestin me 69 pikë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore