Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mike Tyson synon rikthimin në ring: Humba 30 kg, ndjehem më në formë se kurrë

Mike Tyson synon rikthimin në ring: Humba 30 kg, ndjehem më në

Boksieri legjendar Mike Tyson ka zbuluar se ka humbur 30 kg që kur filloi stërvitjen për një rikthim të mundshëm në ringun e boksit.

Ish-kampioni botëror për peshat e rënda, që mushi 54 vjeç muajin e kaluar, thotë se ai po stërvitet dita ditës e se peshon më pak se kampioni aktual Anthony Joshua, kur mundi Andy Ruiz Jr dhjetorin e kaluar.

Kujtojmë se Tyson ishte në kulmin e karrierës së tij me peshën aktuale 99 kg, duke mbajtur titullin nga viti 1986 deri më 1990.

Tani, 15 vite pas përfundimit të karrierës së tij të suksesshme por dhe spekullime, Iron Mike shpehet se do të rikthehet në ditët e tij më të mira.

“Ne po stërvitemi shumë, tërë ditën boks, dhe ndihem shumë mirë, kam rënë 30 kg. Dua të rikthehem në ring,” tha Mike.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore