Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë është boksi, të shkoj me femra e të bëj fëmijë

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë

Ashtu si Rocky Balboa, personazhi i famshëm i kinematografisë amerikane i luajtur nga Sylvester Stallone, edhe Mike Tyson do të ringjitet në ring pas 15 vitesh nga tërheqja e tij nga sporti.

Në moshën 54 vjeçare do të përballet me rivalin Roy Jones Jr, që dikur ishte kampion i peshave të rënda.

Karriera e Tyson është e mbushur me episode brilante por edhe me momente që kanë nxjerrë anën negative të boksierit legjendar.

Ngjitja e tij në majat e boksit ishte realisht “meteorike”, shkruajnë media spanjolle Mundo Deportivo, që përgjatë 18 muajve të kulmit të karrierës së tij kishte bërë 27 ndeshje profesionale, nga të cilat asnjë e humbur.

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë

Por skandalet jashtë ringut nuk mungonin për Iron Mike. “Nuk dija si të sillesha, isha i inatosur me të gjithë botën, kisha përshtypjen sikur isha mbreti barbar që e kishin propozuar për të pushtuar Perandorinë Romake,” thotë Tyson.

Që në moshën 8 vjeçare ishte kriminel dhe për 5 vitet që pasuan ishte shoqëruar në polici në 38 raste. Në vitin 1992 u burgos për 3 vite pasi dhuoni fizikisht një model.

Kthimi në ring ishte sërish i suksesshëm por jo më aq bindës si më parë, dhe në vitin 1996, humbi përballë Evander Holyfield që u shoqërua me një incident të pakëndshëm që e gjithë bota e kujton, ku i kafshoi veshin kundërshtarit të tij. Humbja ndaj Lennox Leëis sikur i dha nokautin e fundit. Dhe më pas rënia e tij ishte e qartë. Pothuajse i rrënuar dhe me një tatuazh në fytyrë, Mike Tyson po binte në depresion.

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë

Kokaina, alkooli dhe arrestimet ishin tashmë pjesë normale e jetës së tij. “Nuk ia kam idenë se kush jam,” thoshte Tyson në atë kohë.

As martesa e tretë me Lakiha Spicer nuk mund ta nxirrte nga depresioni, sidomos pasi një prej 7 fëmijëve të tij vdiq.

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë

Në vitin 2015, publikoi biografinë e tij të titulluar “E gjithë e vërteta” ku tregoi për jetën e tij të përbërë jo vetëm nga mizëria dhe boksi, por dhe fama, paratë, femrat dhe drogërat.

“E vetmja gjë që kam bërë është boks, të kryej marrëdhënie me femra dhe të bëj fëmijë. Shumë herë nuk kam mundur të fle për shkak të drogërave që kam marrë për një kohë të gjatë,” tregon aty Tyson.

Megjithatë vitet e fundit, 54-vjeçari e ka marrë veten, pas pjesëmarrjes në disa filma të Hollyëood, si dhe programit të tij ku flet për ulje-ngritjet e jetës së vet.

Rrëfimi i rrallë i Tyson: E vetmja gjë që kam bërë

Por teksa po bëhet gati filmi që tregon jetën e tij, 54-vjeçari për herë të parë nuk do të ndeshet për të fituar para për veten e tij, por për bamirësi dhe paratë do të shkojnë në ndihmë të personave pa shtëpi dhe të varur nga droga.

“Dua t’i ndihmoj njerëzit pa shtëpi dhe të varur nga droga sepse kam qenë vetë i tillë dhe e kuptoj se sa e vështirë është. Nuk ka shumë njerëz si unë që mund t’i mbijetojnë kësaj,” shprehet Tyson.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore