Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Mijëra euro për fitoret e barazimet"/ Ëndrra drejt Botërorit, ja sa kanë fituar lojtarët kuqezi

"Mijëra euro për fitoret e barazimet"/ Ëndrra drejt

Shqipëria mbrëmjen e djeshme ka arritur të korrë një fitore historike ndaj Hungarisë në Budapest falë golit spektakolar të Armando Brojës.

Shqipëria falë këtij suksesi është më pranë se kurrë ëndrrës së kualifikimit për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar ku për herë të parë ka grumbulluar në një fazë eliminatoresh plot 15 pikë dhe të arrijë 5 fitore në fazën e grupeve. Ajo që bie më shumë në sy janë shpërblimet e kuqezinjve ku ndaj Hungarisë lojtarët e Kombëtares kanë marrë për fitore 6000 euro në transfertë dje dhe fitorja në shtëpi 4000 euro që në total shkon 10.000 euro vetëm me Hungarinë.

Me Poloninë në transfertë nuk ka pasur sepse kuqezinjtë janë mundur dhe në rast triumfi në Tiranë ndaj polakëve shuma shkon 6000 euro dhe në rast barazimi 4000 euro. Ndaj Anglisë në Tiranë nuk ka pasur shpërblim sepse Shqipëria ka humbur, por në rast triumfi në “Wembley” atëherë shuma shkon 10.000 euro dhe barazimi 6000 euro.

"Mijëra euro për fitoret e barazimet"/ Ëndrra drejt

Ndaj Andorrës në transfertë ka pasur 1000 euro shpërblim pasi Kombëtarja fitoi ndërsa në Tiranë në rast suksesi shkon në 500 euro dhe barazimi asnjë premio. Me San Marinon nuk ka pasur shpërblim as në transfertë as në shtëpi ndonëse në të dyja sfidat kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë. Gjithsej deri më tani lojtarët shqiptarë kanë marrë në total 11.000 euro shpërblim. /Panorama Sport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore