Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Messit i bëjnë “zbor” sapo zbret në aeroport me avionin e tij privat, shpërthen ylli i Barcelonës

Messit i bëjnë “zbor” sapo zbret në aeroport me

Teksa po kthehej në Barcelonë, pasi vendi i tij, Argjentina, mori pjesë në kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022 Katar, Lionel Messi u përball me një surprizë të pakëndshme.

5 inspektorë të agjencisë së taksave në Spanjë, e detyruan bombarduesin 32-vjeçar, të rraskapitur nga fluturimi që zgjati 15 orë në aeroplanin e tij privat, për t'iu përgjigjur disa pyetje.

Ata i kërkuan kapitenit të Barcës dhe të gjithë ekuipazhit të tregonin dokumentacionin. Më pas, raportohet se Messi u urdhërua të paguante edhe një taksë.

I acararuar, Messi tha para gazetarëve: "Pas 15 orësh fluturimi, agjencia e taksave bëjnë pyetje. Eshte çmenduri."

Messi dhe babai i tij Jorge u gjetën fajtorë për mashtrim tatimor në korrik 2016 dhe fillimisht u dhanë dënime me kusht me 21 muaj burg. Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë gjithashtu u gjobit me 1.5 milion £.

Argjentinasi theu heshtjen kur në aeroportin e Barcelonës u pyet edhe për deklaratat e ish-agjentit të Antoine Griezmann, i cili tha për “France Football” se Messi kontrollon gjithçka në klub dhe është perandori që nuk e pa me sy të mirë afrimin e francezit në merkato.

Messi shpërtheu: “Nuk jam unë problemi i gjithçkaje që ndodh te Barça, u lodha”.

Kjo frazë tregon se Leo Messi vijon të jetë i pakënaqur te Barcelona, pavarësisht dorëheqjes së Bartomeut nga posti i Presidentit të klubit në 27 tetor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore