Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Messi vodhi Topin e Artë"/ Cristiano Ronaldo e pranon hapur

"Messi vodhi Topin e Artë"/ Cristiano Ronaldo e pranon hapur

Cristiano Ronaldo ka mbështetur publikisht pretendimet nga një faqe tifozësh se Lionel Messi i vodhi Topin e Artë atij dhe Robert Lewandowskit. Ylli i PSG-së , Messi fitoi Topin e Artë të shtatë të hënën mbrëma, duke mposhtur sulmuesin e Bayern Munichut, Lewandowskin me 33 vota.

Ronaldo , pesë herë fitues i Topit Të Artë, përfundoi i gjashti dhe ishte 435 vota larg Messit, megjithatë sulmuesi i Manchester United ka përbuzur fitoren e rivalit të tij argjentinas, duke komentuar në një postim të tifozëve që pretendojnë pse kapiteni portugez e meritonte më shumë.

Në postim shkruhej: "Kush e pa, e pa. Kushdo që është mjaftueshëm i zgjuar e di se cilët janë ata që e meritojnë. Marrja e çmimeve pa i merituar është lumturi e rreme, pa krenari".

Ronaldo ka komentuar me llogarinë e tij, ku shkruan “fakte”.

"Messi vodhi Topin e Artë"/ Cristiano Ronaldo e pranon hapur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore