Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Messi po rikthehet tek Barcelona? Vëllai flet hapur: Spanjollët janë tradhtarë!

Messi po rikthehet tek Barcelona? Vëllai flet hapur: Spanjollët

E ardhmja Leo Messit është ende në pikëpyetje, pasi duket se kampioni i ri i botës ka ndërruar mendje për rinovimin  kontratës me PSG.

E teksa pikëpyetjet sa vijojnë e shtohen, ashtu rritet dhe shpresa e tifozëve të Barcelonës, të cilët dëshirojnë ta shohin përsëri Messin të veshur me fanellën katalanase.

Megjithatë, duket se një kthim tek blaugranat për familjen Messi është larg, të paktën këtë ka lënë të kuptohet vëllai i Leos, Matias, i cili i është rikthyer çështjes.

 Në një intervistë për të përditshmen spanjolle Sport, ai deklaroi se kjo lëvizje nuk është një opsion që Messi po e merr në konsideratë, për sa kohë në krye të klubit gjendet Laporta. Sipas tij, spanjollët janë tradhtarë.

Messi po rikthehet tek Barcelona? Vëllai flet hapur: Spanjollët

“Nuk do të rikthehemi te Barcelona, nëse do ta bënim diçka të tillë duhet të pastrojmë ambientin, duhet të largojmë Laporta-n. Spanjollët janë tradhtar”, u shpreh vëllai i Leo-s i cili shtoi ndër të tjera se ylli argjentinas është shumë pranë rinovimit të kontratës me PSG.

Që nga dita kur Messi, mes lotësh, u largua nga Barcelona është diskutuar gjithnjë një rikthim i tij në “Camp Nou”, për vetë faktin se nuk iu dha një lamtumirë e duhur, megjithatë, duket se gjithçka është e destinuar të mbetet vetëm një ëndërr.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore