Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Messi largohet e afrohet Neymar? Presidenti sqaron çfarë do të ndodhë me Barcelonën

Messi largohet e afrohet Neymar? Presidenti sqaron çfarë do të

Zëra të shumtë po qarkullojnë për vazhdimësinë e ekipit të Barcelonës pas troditjes së fansave blaugrana për një largim të mundshëm të Leo Messi-t. 

Për këtë ka folur vetë Presidenti i klubit, Josep Bartomeu, i cili ka mohuar në mënyrë absolute që argjentinasi të largohet nga Barcelona.

Kujtojmë se pamjet e fundit të publikuara në mediat spanjolle nuk kanë treguar një marrëdhënie të mirë mes numrit 10 dhe stafit teknik.

"Gjithmonë është shprehur se kërkon ta përfundojë karrierën te Barcelona, dhe kështu do të ndodhë," ka thënë Presidenti. 


Për të gjithë ata që janë në pritje, Bartomeu tha se Neymar nuk mund të vijë tek Barcelona, kjo për shkak të situatës jo të mirë ekonomike të klubeve.

Ndërsa për Lautaron e Interit, Bartomeu ka folur me tone më të buta, duke lënë të nënkuptohet që një transferim i tillë mund të ndodhë.

“Nuk kemi një datë të shënuar në kalendar që përcakton se kur duhet të bëjmë blerje”, ka përfunduar Bartomeu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore