Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Messi dhe Sergio Ramos kapen sërish me njëri-tjetrin/ Nxehen gjakrat edhe si shokë ekipi (VIDEO)

Messi dhe Sergio Ramos kapen sërish me njëri-tjetrin/ Nxehen gjakrat

Lionel Messi dhe Sergio Ramos edhe pse janë tashmë shokë ekipi, nuk i shmangin dot tensionet mes njëri-tjetrit.

Gjakrat janë nxehur mes tyre edhe në një stërvitje para sezonale në Japoni, ku ndodhet skuadra e PSG aktualisht.

Dy lojtarët u përplasën bashkë gjatë një loje të zhvilluar në stërvitje nën urdhrat e trajnerit të ri Christophe Galtier.

Edhe pse në fillim u duk se ish-kapitenët e Real Madrid dhe Barcelonës lanë gjithçka pas e gëzojnë respekt ndaj njëri-tjetrit, një grimcë tensioni dallohet mes tyre.

Një moment në aksion Ramos futet t’i heqë topin nga këmba pleshtit argjentinas por duke e dëmtuar, dhe Messi nuk ka ngurruar t’i kërkojë që të mos i ndërhyjë më në atë formë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore