
Estevao William Almeida de Oliveira Golçalves është vetëm 15 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe është në pronësi të Palmeiras.
Adoleshenti i talentuar brazilian, ka pseudonimin Messinho për shkak të pasionit dhe dashurisë që ka për yllin argjentinas.
Ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me Barcelonën, stadium ku idhulli i tij ka dhuruar spektakël dhe magji të paharrueshme.
Por, Estavao mund të bëhet shok skuadre me Leo Messin. Mundo Deportivo raporton se PSG po e monitoron prej kohësh dhe ka ofruar 40 milionë euro për ta bllokuar, pasi operacioni mund të zhvillohet vetëm kur të mbushë 16 vjeç.
Palmeiras, që e di mirë se zotëron një talent të madh, kërkon më shumë: 50 milionë euro. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndërsa Messinho shpreson që të arrihet akordi dhe të plotësojë dëshirën e madhe për të qenë në një ekip me Leo Messin.


Futbolli italian në zi! Ndahet nga jeta ish-presidenti i njohur
Historia e plotë >






Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




Ishin pjesë e bandës së “skifterëve”, e pësojnë keq tre shqiptarët në Spanjë
Historia e plotë >