Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Mesia” mban gjallë Milanin, City fiton derbin e sheikëve

“Mesia” mban gjallë Milanin, City fiton derbin e sheikëve

Një gol i shënuar në minutat e fundit të kohës së rregullt nga Messias mban ende në lojë Milanin në misionin për të kaluar grupin e Champions League.

Kuqezinjtë fituan 0-1 ndaj Atletico Madrid në Spanjë dhe falë edhe fitores së Liverpool ndaj Portos kanë tashmë vetë në dorë kalimin për në fazën tjetër. Gjithçka do të vuloset në ndeshjen e fundit të kësaj faze, ku Milani pret Liverpool, ndërsa Atletico përballet direkt me Porton. Italianët i kualifikon vetëm kombinimi i fitores ndaj Liverpool dhe humbjes me rezultat të ngushtë, ose barazimit të Portos ndaj Atleticos.

Derbin e sheikëve mes Manchester City-t dhe PSG-së e fituan sheikët anglezë me rezultatin 2-1. Vendasit dominuan lojën në pjesën e parë, ku goditën edhe një shtyllë me anë të Gundogan. Por e dyta nisi me PSG-në më kërkuese për golin e parë të takimit dhe arriti ta gjejë atë me Mbappe në minutën e 50.

City përmbysi gjithçka me Sterling dhe Gabriel Jesus që shënuan përkatësisht në minutat 63 dhe 76.

Reali fitoi 0-3 ndaj moldavëve të Sheriff. Në këtë grup e vetmja enigmë mbetet vendi i parë. Real dhe Inter kalojnë që të dyja më tej, ndërsa Sheriff ka siguruar vendin që e çon në Europa League e Shakhtar është eleminuar.

Në lidhje me vendin e parë, ai do të përcaktohet në ndeshjen e fundit mes Realit dhe Interit. Spanjollët kryesojnë grupin me 12 pikë, ndërsa Interi e ndjek me 10 të tilla.

Dortmund e ka lënë kualifikimin në dorë të Ajaksit në ndeshjen e fundit të këtij grupi. Gjermanët u mundën 3-1 nga Sportingu dhe për kualifikim u duhet që në ndeshjen e fundit të fitojnë vetë dhe të shpresojnë që Ajaksi të mposhtë Sportingun. Ndërkohë, Leipzig mposhti me rezultatin 0-5 Club Brugge.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore