Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Messi festë me gjithë lojtarët e PSG pas Topit të Artë, nuk ftoi vetëm shokun argjentinas

Messi festë me gjithë lojtarët e PSG pas Topit të Artë,

E hëna ishte ditë speciale për Messi-n në Paris, pasi mori Topin e Artë të shtatë. 

Kjo arritje kulmore duhej festuar, dhe për këtë argjentinasi kishte organizuar një festë private me familjen dhe shoqërinë e tij të re te PSG-ja.

Të pranishëm në këtë festë të Messi ishin Ander Herrera, Sergio Rico, Paredes, Marquinhos dhe emra të tjerë nga ekipi francez. Ndërkohë që sipas mediave sportive, i vetmi lojtar i PSG-së që nuk u ftua prej Messit ishte Mauro Icardi, i cili ka qenë kryefjalë e mediave rozë pas historisë së tij të tradhtisë bashkëshortore.

Ishte menduar që kjo festë të qëndronte larg zhurmës së mediave, megjithatë kanë qenë gratë e të sipërmendurve ato të cilat nuk i kanë rezistuar dëshirës për të postuar foto dhe video në rrjetet sociale e për ta bërë tashmë këtë festë të 34-vjeçarit virale në botën e internetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore