Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mesazh në 3 të natës pas fitores së titullit, Klopp: I kërkoj falje Fergusonit që e zgjova

Mesazh në 3 të natës pas fitores së titullit, Klopp: I

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje për dërgimin e një mesazhi në orët e vona të natës drejt ish-menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson teksa tekniku gjerman festonte fitoren e Premier Leage.

Klopp u zgjodh trajneri i vitit në Premier League, duke mundur Chris Ëilder dhe Gareth Ainsoërd.

Dy muaj pas ngjarjes, Klopp i ka kërkuar ndjesë ish-trajnerit të Djajve të Kuq, dhe sqaroi menjëherë se nuk e kishte marrë në telefon por i kishte dërguar mesazh.

“Nuk e mora në telefon, duhet ta sqaroj këtë,” tha Klopp. “I dërgova një mesazh”.

“Problemi është se unë u ktheva vonë në shtëpi atë mbrëmje, dhe sigurisht që nuk mund të flija dot menjëherë dhe fillova të shihja mesazhet që më kishin ardhur, dhe lexova atë të Alex Ferguson”.

“Besoj se i ktheva në një mënyrë shumë të sjellshme. Ishte 3:30-4 e mëngjesit dhe nuk e prisja që ta mbante telefonin te koka krevatit, nuk doja ta zgjoja. Nëse kjo ndodhi, atëherë i kërkoj falje,” tha Klopp.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore