Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Çmendën rrjetin me "FOTON E SHEKULLIT"/ Prapaskenat tregojnë se Messi dhe Ronaldo nuk u takuan fare me njëri-tjetrin

Çmendën rrjetin me "FOTON E SHEKULLIT"/ Prapaskenat

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi publikuan para dy ditësh një foto historike, ku shiheshin bashkë, teksa i ka bashkuar kompania e njohur Louis Vuitton.

Dy futbollistët u shfaqën në një foto duke luajtur shah mbi dy valixhe.

Ndërkohë Louis Vuitton ka publikuar një video nga prapaskenat e fotosesionit ikonë të futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah.

Mirëpo fotoja la të zhgënjyer fansat e dy prej yjeve më të mëdhenj në historinë e futbollit është se ndonëse u panë bashkë në foto, të kundërtën e thotë video, përmes së cilës shihet se ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin në set.

Vlen të theksohet se fotoja është bërë viral në llogarinë e Ronaldos në Instagram deri më tani ka grumbulluar mbi 31 milionë pëlqime, teksa te ajo e Messi mbi 25 milionë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore