Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mediat kroate: Të gjithë kërkojnë në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva i zbulon talentet në Shqipëri

Mediat kroate: Të gjithë kërkojnë në Brazil apo

Mediat kroate i kanë kushtuar një artikull talenteve shqiptare të futbollit duke i cilësuar ata si të rëndësishëm dhe me goxha impakt në ekipet në të cilat marrin pjesë.

“Ndërsa të gjithë të tjerët po kërkojnë lojtarë në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva zbulon në Shqipëri e Kosovë”. Ky është titulli i një artikulli të kroates “24sata.hr”, që vë në qendër të vëmendjes Lokomotivën e Zagrebit, skuadrën që mbrëmë për herë të parë siguroi pjesëmarrjen në Champions League.

Besnik Prenga jashtë fushe, dhe më pas Uzuni, Kastrati, Çokaj, Mersinaj e Tuci në fushë me gola e asiste. Vendi i dytë në kampionatin kroat dhe një shuplakë për të gjithë, shkruan media kroate.

Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Shqipëri e Kosovë, këto janë vendet ku Lokomotiva ka "gjuajtur" lojtarë më së shumti.

Mediat kroate: Të gjithë kërkojnë në Brazil apo

“Ekipi i Lokomotiva arriti vendin e dytë, nuk ka yje të mëdhenj. Ka katër shqiptarë (Mersinaj, Ccokaj, Uzuni dhe Tuci), një dardan (Kastrati) dhe lojtarë të tjerë që në Kajzericu nuk kanë mbërritur si yje”, shkruhet në artikull.

"Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer me Besnik Prengën, përgjegjës për zbulimin e lojtarëve në Shqipëri," vijon më tej artikulli.  “Lokomotia është dëshmia se të huajt nuk duhen kërkuar në Argjentinë, Brazil apo Afrikë, lojtarë me cilësi mund të gjenden edhe më lirë në Shqipëri, Kosovë e Bosnje Hercegovinë. Mjafton dikush t’i njohë”, mbyllet artikulli i kushtuar Lokomotivës së Zagrebit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore