Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Me xhaketën e UÇK-së mbi shpatulla! “Tërbohen” mediat në serbe me Xherdan Shaqirin: Skandal

Me xhaketën e UÇK-së mbi shpatulla! “Tërbohen”

Xherdan Shaqiri është bërë lajm në mediat serbe. Sulmuesi shqiptar që luan për Zvicrën dha një intervistë mbrëmjen e djeshme pas fitores 2-0 ndaj Irlandës në shtëpi. Gjatë momentit të intervistës, një tifoz shqiptar afrohet dhe I dhuron një xhaketë me simbolet e UCK-së, ndërsa Shaqiri e heq menjëherë për të evituar polemikat.

Ditën e sotme, mediat serbe kanë reaguar të “tërbuara” duke e cilësuar si një skandal të parashikuar pasi Shaqiri festoi me shqiponjë golin ndaj Serbisë në Kupën e Botës disa vite më parë.

“Skandal i parashikuar! Xherdan jep intervistë me xhaketën famëkeqe të UÇK -së! Sa kohë do ta tolerojë UEFA këtë”, shkruan “Kurir”.

“Skandal pas ndeshjes me Irlandën e Veriut”, mediat zvicerane raportuan se përfaqësuesi i vendit të tyre, Xherdan Shaqiri, kishte veshur një të ashtuquajtur xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” ,shkruan “Novosti”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore