Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Më rrinin 2-3 lojtarë ngjitur"/ Lewandowski "vendos" për fatin e Shqipërisë: Me Anglinë do humbin

"Më rrinin 2-3 lojtarë ngjitur"/ Lewandowski

Robert Lewandowski ka folur pas ndeshjes me Shqipërinë duke thënë se e dinte që arbitri nuk do ta mbyllte ndeshjen pas episodit të shëmtuar ku tifozët shqiptarë goditën me shishe lojtarët polakë.

Fitorja minimale ndaj Shqipërisë, sipas tij, erdhi edhe për shkak se ekipi shqiptar bëri mirë mbulimin e emrave më të rrezikshëm të sulmit të përfaqësueses polake.

“Bëmë minimumin, por gjithsesi e kryem detyrën. Kishim kontrollin në mes të fushës, vetëm rreth 20 metra nga porta e kundërshtarit nuk kishim shumë lojtarë tanët. Kisha gjithmonë 2-3 lojtarë afër”, – shpjegoi ai arsyen pse ishte një fitore shumë e ngushtë.

Ai jep dhe një parashikim për ndeshjen e Shqipërisë me Anglinë duke thënë se anglezët nuk do humbin pikë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore