Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Me pasuri 250 mln euro dhe mik i VIP-ave/ Si Hamilton rrëzoi nga froni Schumacher-in në Formula 1

Me pasuri 250 mln euro dhe mik i VIP-ave/ Si Hamilton rrëzoi nga froni

Edhe nëse nuk dini asgjë rreth Formula 1 dhe nuk doni t’ia dini për sportin, të paktën një herë keni dëgjuar të flitet për Lewis Hamilton.

Është po i njëjti djalosh që e shihni të kalojë në tapetet e kuqe me të dashurat e famshme, një ikonë e modës, i njohur gijthashtu për tatuazhet e tij.

Ai ka arritur të bëhet një nga sportistët më të famshëm e më të suksesshëm në Britani dhe më gjerë. Ditën e djeshme në orën 2.43 minuta të drekës, ai mori statusin si piloti më i madh i të gjitha kohërave.

Fitorja e tij kaloi pilotin legjendar, gjermanin Michael Schumacher, i cili aktualisht është në koma pas një incidenti teksa bënte ski.

Tani Hamilton ka arritur një pasuri prej 250 milionë eurosh, dhe mund të thuhet me plot gojë, se është një person self-made.

Instagrami i tij ka një numër të madh ndjekësish që arrin në 20 milionë. Në sportin e tij, ai ka arritur të njëjtin nivel si Lionel Messi në futboll, Michael Jordan në basketboll apo Roger Federer në tenis.

Gjithnjë i përkushtuar në punën e tij, bëri që sot të njihet si piloti më i mirë që ka jetuar në Tokë.

Me pasuri 250 mln euro dhe mik i VIP-ave/ Si Hamilton rrëzoi nga froni

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore