Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Më drogonte dhe përdhunonte” / Ish e dashura kubane e Maradonës akuzon: Më mashtroi që 16 vjeç

“Më drogonte dhe përdhunonte” / Ish e dashura kubane e

Ish e dashura kubane e Maradonas, Mavys Alvarez Rego ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit të ndjerë, duke deklaruar se ai e drogonte dhe më pas e përdhunonte.

“Është e vështirë teksa sheh që ai adhurohet kudo dhe është një idhull për shumë njerëz dhe në të njëjtën kohë të ndjesh e kujtosh brenda vetes kaq shumë kujtime të këqia me atë person”, deklaron ajo, sot 37 vjeç.

37-vjeçarja foli në një konferencë për shtyp në shoqërinë e avokatëve të saj Gaston Marano dhe Marcela Carmen Scotti.

Akuzat janë shumë të rënda.

"Në atë periudhë nuk isha më një çupëlinë dhe duhej të ecja përpara me jetën time. Papritur u bëra grua dhe më vodhën pafajësinë. Isha 16 vjeç dhe tashmë pija dhe merrja drogë. Diego më manipuloi fillimisht me fraza dhe lule, pastaj pas disa muajsh filloi të ndryshonte gjithçka. Unë e doja dhe në të njëjtën kohë e urreja. Më erdhi në mendje deri vetëvrasja", deklaroi Mavys.

“Më ofronte vazhdimisht kokainë dhe në një moment, kur mamaja ime u përpoq të më takonte, ai nuk e lejoi që të hynte brenda. Më mbylli gojën me forcë me dorë që të mos ulërija dhe më përdhunoi”, tregon ajo.

Mavys akuzon se duke shfrytëzuar lidhjet me udhëheqësit komunistë kubanë, Maradona e mori atë minorene nga Kuba për në Argjentinë duke i premtuar se “do t’i zmadhonte gjoksin se atij i pëlqenin të mëdhenj”.

Mavys ishte e dashura e Maradonas nga viti 2000, kur ishte vetëm 16 vjeç, deri në vitin 2005, kur u ndanë përfundimisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore