Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Me 2 portierë në fushë e 9 lojtarë gjithsej/ Ekipi portugez pësoi 7 gola në pjesë të parë nga Benfica

Me 2 portierë në fushë e 9 lojtarë gjithsej/ Ekipi portugez

Ndeshja e Belenenses në Primeira Liga të Portugalisë me Benfikën u braktis në fillim të pjesës së dytë pasi Covid i kishte detyruar ata të fillonin ndeshjen me vetëm nëntë lojtarë – dy prej tyre portierë.

Në vend të shtyrjes së ndeshjes kur dolën lajmet se 14 lojtarë dhe tre anëtarë të stafit kishin rezultuar pozitivë, autoritetet e ligës portugeze sanksionuan vazhdimin e saj për shkak se të klubet ende ishin në gjendje të fusnin minimumin e kërkuar prej shtatë lojtarësh.

Nëntë lojtarët pësuan që në minutën e parë prej një autogoli, dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 7-0. Pas një pjese të zgjatur, vetëm shtatë lojtarë të Belenenses u rikthyen për të nisur pjesën e dytë. Një minutë më vonë arbitri u detyrua të anulonte lojën kur João Monteiro, një portier që luante në mesfushë, ra në fushë duke pretenduar se ishte lënduar.

Lojtarët e Belenenses kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët para fillimit, duke thënë: “Futbolli ka zemër vetëm nëse është konkurrues. Futbolli ka zemër vetëm nëse është sportiv. Futbolli ka zemër vetëm kur është shembull i shëndetit publik. Sot futbolli e ka humbur zemrën”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore