Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mbrojtësi shqiptar drejt largimit nga Interi, pritet huazimi te Eintracht Frankfurt

Mbrojtësi shqiptar drejt largimit nga Interi, pritet huazimi te Eintracht

Një shqiptar vjen dhe një tjetër ikën. Interi transferoi pak ditë më parë mesfushorin Kristjan Asllani nga Empoli, por një tjetër shqiptar, Andi Hoti po përgatitet të lërë zikaltrit.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar që luan me Shpresat e Kosovës është shumë pranë kalimit në huazim te skuadra e dytë e Eintracht Frankfurt, që militon më ligën e tretë gjermane.

Mediat pranë klubit zikaltër zbulojnë se palët janë shumë pranë marrëveshjes, me Hotin që pritet të transferohet në huazim me të drejtë blerjeje në klubin gjerman.

Andi Hoti numëron 29 ndeshje me të rinjtë e Interit këtë sezon dhe është stërvitur disa herë edhe nën urdhrat e Simone Inzaghit, ndërsa me shpresat e Kosovës numëron 9 ndeshje prej shtatorit të 2021-shit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore